Marevci pas tubimit të VV-së: Ata që e lanë Ferizajn në harresë kanë dalë në sheshin që e ndërtoi Agim Aliu

Marevci pas tubimit të VV-së: Ata që e lanë Ferizajn në harresë kanë dalë në sheshin që e ndërtoi Agim Aliu

Selim Marevci, shefi i kabinetit të kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu ka reaguar pas tubimit të Vetëvendosjes atje.

Marevci tha se VV-ja u mblodh në sheshin që kryetari Aliu e ndërtoi.

Ai tutje thotë se Ferizaji mbetet besnike ndaj Agim Aliut, ndërsa të tjerët sipas tij, janë vetëm turistë.

 

Postimi i plotë:

Sot, ata që e lanë Ferizajn në harresë kanë dalë në sheshin që e ndërtoi Agim Aliu. Por ankesa e tyre kryesore ishte pse Agim Aliu nuk paska lënë varëse për perde në shesh.😊

Ferizaj është dhe mbetet besnik ndaj Agim Aliut edhe sot ju paska treguar. Të tjerët mund të vijnë vetëm si turistë – e inshallah dinë edhe si të dalin nga nënkalimet!
Agimi është Bedriu, e Bedriu është Agimi 🤩
Të duam Ferizaj 💙

Shpërndaje në: