Marcelo e refuzon ofertën e Milanit
Marcelo raportohet se e ka refuzuar ofertën e Milanit.
Klubi italian u raportua se i ka ofruar kontratë mbrojtësit brazilian, i cili ditë më parë i dha fund aventurës 15-vjeçare te Real Madridi.
Milani u tha se i ka ofruar pagë vjetore prej 3 milionë eurosh dhe sipas “AS”, paga e ofruar është arsyeja që Marcelo ka refuzuar ofertën.
34-vjeçari te Real Madridi fitonte 6 milionë euro në vit dhe duket se nuk është i interesuar të pranojë një ofertë ku fiton gjysmë më pak.
Marcelo nga 30 qershori do të mbetet lojtar i lirë, kur edhe i skadon zyrtarisht kontrata me Real Madridin.
Për i sh-futbollistin e Fluminenses interesim ka shprehur edhe Fenerbahçe.