Marcelo Bielsa shpallet trajneri i sezonit në Premier Ligë: Lë shumë prapa Guardiolan

Marcelo Bielsa shpallet trajneri i sezonit në Premier Ligë: Lë shumë prapa Guardiolan

Marcelo Bielsa është shpallur menaxheri i sezonit në Premier Ligë pasi mori 36% të votave në sondazhin e bërë nga BBC.

Në votimin e popullit, argjentinasi doli shumë para Pep Guardiolas (13%) që e fitoi titullin e kampionit me Manchester Cityn dhe do të paraqitet në finale të Champions League këtë të shtunë.

David Moyes ishte pretendenti kryesor për t’i marrë kurorën e më të mirit Bielsas, që i fitoi 31 për qind të votave, përcjell Periskopi.

Pas treshes në fjalë radhiteshin Ole Gunnar Solskjaer dhe Brendan Rodgers.

Kujtojmë që Leeds United ka pasur formë fantastike pas kthimit në elitën e futbollit anglez duke mos humbur asnjë ndeshje të vetme ndaj ekipeve të top6-shes në shtëpi.

Leeds ka përfunduar në vendin e 9 me 59 pikë të tubuara. /Periskopi

Shpërndaje në: