Marca: Vinicius do ta fitojë Topin e Artë
Gazeta spanjolle Marca ka raportuar, me një titull të martën, se Vinicius Junior do të fitojë Topin e Artë këtë vit, një trofe që do të jepet më 28 tetor në Paris.
Pasi Luka Modric dhe Karim Benzema thyen dominimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit si dy lojtarët e vetëm që fituan Topin e Artë që nga viti 2008, do të jetë sërish një lojtar i Real Madridit, këtë herë brazilian, ai që do të fitojë trofeun më të rëndësishëm në skenën botërore të futbollit.
Sipas Marca, Vinicius Junior ka mposhtur konkurrencën e bashkëlojtarëve të Real Madridit, Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Dani Carvajal, si dhe Rodrit, mesfushorit të Manchester Cityt.