‘Marca’: Messi  preferon Manchester Cityn para PSG

‘Marca’: Messi  preferon Manchester Cityn para PSG

Vazhdon të jetë në pikëpyetje e ardhmja e karrierës së lojtarit më të mirë në botën e futbollit, Lionel Messi.

Barcelona veçse ka njoftuar tashmë se nuk do ta ketë në radhët e saja yllin argjentinas Lionel Messi, duke bërë që shumë skuadra të vihen pas kartonit  të tij.

Dy skuadrat kryesore që përmenden nëpër mediet evropiane si favorite për nënshkrimin me Messi janë Manchester City dhe PSG.

Megjithatë, sipas gjigantit spanjoll ‘Marca’, Lionel Messi preferon një kalim te Man City, para atij te PSG, transmeton Periskopi.

Ribashkimi me Pep Guaridola thuhet të jetë një nga shtysat kryesore që do ta dërgonte Messin drejt ‘Etihad Stadium’, ndonëse në Paris ka një shok të mirë sikur Neymar.

Përveç Guardiolas, mundësia për të luajtur me lojtarë si Kevin De Bruyne, Jack Grealish, Phil Foden e Raheem Sterling do të ishte ndihmë e madhe për argjentinasin, drejt synimeve të tij për Ligën e Kampionëve, por edhe për Topin e Artë.

Nuk dihet akoma se kush do ta fitojë garën për Messin. City dhe PSG do të luftojnë deri në fund për të. /Periskopi/

Shpërndaje në: