Marca e lartëson Muriqin: Pa të, vështirë se Mallorca do të siguronte mbijetesën

Marca e lartëson Muriqin: Pa të, vështirë se Mallorca do të siguronte mbijetesën

Vedat Muriqi pa dyshim se është njëri nga futbollistët kryesorë të Mallorcas.

Ai me golat e tij po e mban klubin spanjoll shumë larg zonës së rrezikshme.

E gazeta e njohur spanjolle, Marca ka bër një shkrim për sulmuesin kosovar dhe për futbollistin tjetër, Lee.

Sipas Marcas, dyshja janë më meritorët për suksesin e Mallorcas këtë edicion.

“Pa futbollistë si aziatiku ’19’ ose një vrasës që të siguronte një shifër golash, siç është rasti me ‘Piratin’, misioni për të shpëtuar do të kishte qenë shumë më i vështirë. Me 40 pikë, synimi për të mbajtur klubin në ligë është në rrugën e duhur. Dhe pjesërisht falë dyshes së krijuar nga këta dy futbollistë, të cilët që nga dita e parë i futën tifozët ‘në xhepin’ e tyre”, thuhej në artikullin e tyre.

Aktualisht, Mallorca gjendet në pozitën e 11-të me 40 pikë, kurse Muriqi ka 12 gola të realizuar.

Shpërndaje në: