Marash Kumbulla pas fitores kundër Andorrës: Nuk patëm fat para portës

Marash Kumbulla pas fitores kundër Andorrës: Nuk patëm fat para portës

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, foli shkurtimisht pas triumfit ndaj Andorrës me rezultatin minimal 0-1.

Në prononcimin për “Supersport”, futbollisti që aktivizohet me Romën në Serinë A, deklaroi:

“Andorra ishte një ekip agresiv. Kur nuk ke hapësira është e vështira. Kishim disa raste, por ishim të pafat. Morëm 3 pikë dhe do të mendojmë për Anglinë. Do luajmë edhe më mirë para portës dhe të përmirësohemi teknikisht. Me stërvitje dhe ndeshje, mund të përmirësohemi edhe më mirë.

Kisha mundësi, për të shënuar, kishim pak fat para portës. Ato raste disa herë i kam bërë gol. Më mirë t’i shënoj në ndeshjet e tjera ato raste”, u shpreh Kumbulla.

Shpërndaje në: