‘Maraklia’ me 911 më i shpejti në garat e FASK

‘Maraklia’ me 911 më i shpejti në garat e FASK

Adhuruesit e garave të shpejtësisë kanë pasur mundësinë që sot të ndiqnin garat vendore në automobilizëm.

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) ka njoftuar për zhvillimin e Drag Race, e cila u zhvillua në pistën në Sllatinë, përcjell Periskopi.

Më i shpejti në këtë garë ishte Arif Trolli, i cili me veturën e tij Porsche 911 arriti të kapte kohën më të mirë.

Trolli kaloi shtegun prej 402m arriti ta kalonte për kohën 10.223 sekonda, duke siguruar kështu titullin fitues.

Më poshtë mund ta shihni edhe njoftimin e plotë të lëshuar nga FASK, në llogarinë zyrtare në ‘Facebook’. /Periskopi/

Shpërndaje në: