Marakli të ankesave – Vetëvendosje i çon në Supreme ankesat ‘copy – paste’ që ia rrëzoi PZAP
Partia që drejtohet nga Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, është ankuar në gjykatën Supreme, pas vendimit të PZAP`së , ku ky institucion i hedhi poshtë të gjitha ankesat e këtij subjekti politik.
VV i është drejtuar Gjykatës Supreme, institucion ky i fundit që vendos nëse do t`i jap të drejtë partisë në pushtet apo përfundmisht do t`i hedh poshtë ankesat e partisë në pushtet.
Ankesat kanë të bëjnë me numrim maskimal të atyre që mund të votojnë nga diaspora e për të cilin tashmë për këtë ka një vendim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Por para se KQZ`ja ta marrë kërë vendim, janë pikërisht partitë politike që njëzëri ishin pajtuar për reformën zgjedhore, përfshirë këtu edhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Periskopi ka kontakatuar me zyrtar të Gjyakës Supreme të Kosovës, të cilët kanë konfirmuar se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, është ankuar në këtë gjykatë.
“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se Gjykata Supreme e Kosovës ka pranuar një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje, të ushtruar kundër vendimit të PZAP-së. Kjo ankesë është pranuar me datë 6 shtator 2024, ka marrë numrin AA.nr. 37/2024 dhe aktualisht është në punë”, ka thënë Antigona Uka Lutfiu, zëdhënëse në gjykatën Supreme.
Kujtojmë se Paneli për Ankesa dhe Parashtesa të enjten e kaluar hedhi poshtë tët gjitha ankesat e VV`së kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Periskopi kishte raportuar se si VV ‘copy – paste’ kishte bërë ankesa në PZAP, ku përfshiheshin edhe ankesat e qendrave të LVV nga diaspora e ku pikë për pikë tekstet ishin të njëjta me ankesën që kishte bërë VV`ja në Prishtinë. /Periskopi/
Ankesat “copy-paste” të VV-së: PZAP i hedh poshtë të gjitha (Dokument)