Maradonna u varros pa zemrën që peshonte 20g më shumë – zbulohet tentativa për vjedhjen e organit

Maradonna u varros pa zemrën që peshonte 20g më shumë – zbulohet tentativa për vjedhjen e organit

25 nëntori do të jetë përvjetori i parë i vdekjes së Diego Armando Maradonës, mbi të cilin mjeku-gazetar Nelson Castro ka shkruar një libër: për ta bërë publike atë, ai zbuloi disa fragmente duke përfshirë dy histori të pabotuara.

“Para varrimit, Maradonës iu hoq zemra, edhe për ta studiuar. Është e qartë se zemra është një faktor shumë i rëndësishëm në përcaktimin e vdekjes së tij”, ishin fjalët tronditëse të Kastros në La Mesa de Juana Viale.

Kastro ka shfrytëzuar pjesën më të madhe të historisë mjekësore të Pibe de Oro, duke u qasur në të gjitha burimet e mundshme mjekësore që kishin të bënin me të:

“Zemra e Diegos peshonte gjysmë kilogrami, kur zakonisht pesha është rreth 300 gram. Arsyeja? Sigurisht që ka të bëjmë me faktin se ishte një atlet, por nuk duhet të harrojmë dështimin e zemrës dhe kardiopatinë e diagnostikuar në vitin 2000 (pas episodit të Punta del Este kur ai rrezikoi të vdiste)”.

Prapaskena e dytë ka të bëjë gjithmonë me zemrën, por nga një këndvështrim tjetër: “Një grup tifozësh të Gimnasia y Esgrima La Plata (skuadra që stërviti Maradona para se të vdiste) kishin planifikuar të shpërthenin dhomën mortore për të nxjerrë dhe vjedhur zemrën. Po, mund ta konfirmoj këtë. Nuk ndodhi sepse do të kishte qenë një gjë shumë e madhe dhe lajmi doli përpara se dikush të përpiqej ta zbatonte atë në praktikë.”

Shpërndaje në: