Maqedonia ndalon në kufi edhe një shqiptar të Kosovës që kërkohej nga Serbia

Maqedonia ndalon në kufi edhe një shqiptar të Kosovës që kërkohej nga Serbia

Maqedonia ka ndaluar ka ndalur edhe një shtetas të Kosovës, i cili është kërkuar nga Serbia me fletarrest ndërkombëtar.

“Telegraf” ka mësuar se bëhet fjalë për shtetasin E.B nga Kosova.

Burimet e medias në fjalë kanë bërë me dije se me rastin janë duke u marrë edhe spektri politik shqiptarë, i cili është pjesë e qeverisë së Maqedonisë.

Rasti është konfirmuar edhe nga ministria e Brendshme e Maqedonisë.

Ju njoftojmë se në hyrje të VK Bllacë është evidentuar person i cili është lëndë e fletarrestit ndërkombëtar nga Serbia. MPB ndërmerr masa në koordinim me prokurorin publik”, ka konfirmuar edhe MPB për TV21.

Pre ardhjes në pushtet të qeverisë së re maqedonase janë shtuar rastet kur autoritet maqedonase ndalojnë shqiptarët e Kosovës që kërkohen nga Serbia.

Ky është rasti i dytë që ndalohet një shtetas i Kosovës në kufi më Maqedoninë në qeverinë e re. Vitin e kaluar ishte ndalur Blerim Ramadani, ish-ushtar i UÇK-së, në vendkalimin tjetër në Jazhincë.

Shpërndaje në: