Maqedonia merr pjesë në Euro, mposhti Gjermaninë: Ka lojtarë dukshëm më të dobët se Kosova
Kombëtarja e Kosovës u mposht mbrëmë 3-1 nga Spanja në formë të dobët, derisa Maqedonia po shpartallonte Gjermaninë midis Gjermanisë. Edhe pse Kosova ka lojtarë më të mirë, Maqedonia po shijon një sukses të jashtëzakonshëm në futboll. Çka shkoi keq?
Trajneri i Kosovës Bernard Challandes pas ndeshjes me Spanjën deklaroi se do të ishte “çmenduri” të besohej se mund të mposhtej Spanja.
Spanja mezi kishte fituar si mysafir ndaj Gjeorgjisë [2-1], derisa nuk kishte arritur ta mposhte në shtëpi Greqinë [1-1].
Disa mijëra kilometra më larg, në Gjermani, kombëtarja jonë fqinje Maqedonia po e shpartallonte pikërisht Gjermaninë. Maqedonasit fituan 2-1 por mund të fitonin 3-0 nëse referi i ndeshjes nuk do t’i falte një penalti gjermanëve, dhe nuk do t’i mohonte një penalti të pastër atyre.
Për më tepër, Maqedonia tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Euro 2020, në një rrugë drejt këtij kompeticioni që i ra edhe nga Kosova, shkruan Periskopi.
Maqedonasit e kishin mposhtur vitin e kaluar Kosovën në gjysmëfinalen e Grupit D të Ligës së Kombeve, e më pas e mposhtën edhe Gjeorgjinë në shtëpi.
Por, pse Maqedonia po shijon suksese kaq të mëdha derisa Kosova ka rënë kaq poshtë?
Përgjigja nuk mund të jetë në vlerën e lojtarëve të ekipeve kombëtare.
Sipas revistës së specializuar në matjen e vlerës së lojtarëve, lojtarët e Maqedonisë së bashku kanë vlerën e 61 milionë e 750 mijë eurove.
Ndërsa, lojtarët e Kosovës peshojnë në treg plot 77 milionë e 200 mijë euro.
Lojtari më i shtrenjtë i Maqedonisë është Eljif Elmas që luan te Napoli dhe ka vlerën e 18 milionë eurove. Sidoqoftë, lojtari më i mirë dhe lideri i këtij ekipi është një 37 vjeçar si Goran Pandev që vlen vetëm 400 mijë – aq sa vlejnë Atdhe Nuhiu dhe Besar Halimi te Kosova.
Me fitoren ndaj Gjermanisë si mysafir, kombëtarja e Maqedonisë së Veriut tanimë ka gjasa reale për të luftuar për kualifikim edhe në Botërorin “Katari 2022” ndërsa Kosova është e fundit në grupin e saj me një gol të shënuar dhe pesë të pësuar. Nuk dihet nëse Kosova do të mbes e fundit në grup, apo do të arrijë që ta kalojë të paktën Gjeorgjinë.
Trajnerët
Derisa Kosova ka një trajner veteran në radhët e saj, si Bernard Challandes, Maqedonia e Veriut e ka një 44 vjeçar si Igor Angelovski i cili përveç që nuk ka përvojë nuk ka as karrierë të bujshme si futbollist.
Por, derisa Bernard Challandes krahas Kosovës vazhdon të punojë edhe për ekipin e Baselit, për Angelovskin puna e tij si trajner i kombëtares së Maqedonisë së Veriut është e vetmja që e bën. /Periskopi