Maqedonci: Sa kohë Radoiçiq është i lirë, veriu nuk është i qetë
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci n ka thënë se perderisa kreu i grupit të armatusur që sulmoi në Banjskë, Milan Radojiçiq të jetë i lirë, situate do të jetë e brishtë në veri të vendit.
“Përderisa grupi i Radoiçiç vazhdon të mbetet i lirë në Serbi, përderisa politika e Serbisë inkurajon grupe të tilla, situata mbetet e brishtë në veri të vendit”. – tha ai.
“Është një lajm i mirë ngritja e aktakuzës ndaj grupit të Banjskës sepse Kosova me të vërtetë nuk ka ekzagjeruar kur ka paraqitur kërcënimet dhe rreziqet që kanë ardhur nga Serbia dhe nga këto grupe terroriste në veri. Për disa vite me radhë nga institucionet tona është theksuar rreziku që mund të vijë nga këto grupe. Sot, vigjilenca është shumë e lartë. 24 Shtatori nuk na ka mësuar vetëm ne por edhe ndërkombëtarët, që aspekti i sigurisë në Ballkanin Perëndimor është i dobët, përderisa ekzistojnë shtete që synojnë okupimin e vendeve të tjera, siç është Serbia. Gati 70% e kapaciteteve ushtarake të Serbisë janë të vendosura në jug të territorit të saj, jo larg kufirit dhe inkurajohen grupe të tilla si ai i Radoiçiç për të kryer sulme terroriste ndaj vendit tonë.
Kjo qasje e Serbisë nuk është vetëm në raport me Kosovën, por edhe me Bosnjën dhe ndikimi që kanë në situatën e sigurisë në Malin e Zi. Derisa ekziston kjo qasje e Serbisë, normalisht që rreziku është prezent dhe vigjilenca prej nesh dhe partnerëve tanë është rritur.
Në periudhën e fundit kemi pasur për herë të parë një shtrirje të sovranitetit në veri. Janë mbyllur institucionet ilegale dhe jeta e komunitetit serb është qetësuar jashtëzakonisht shumë. Normalisht që grupe të ndryshme që operojnë në Serbi vazhdojnë të kërcënojë sigurinë dhe rendin e territorit tonë, mirëpo situata në veri të vendit, pavarësisht tensioneve, është shumë më stabile dhe e qetë”, u shpreh ministri Maqedonci. /A2CNN