Maqedonci për hedhjen e granatës së dorës në Ujman: Akt terrorist

Maqedonci për hedhjen e granatës së dorës në Ujman: Akt terrorist

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për shpërthimin që ndodhi dje në Liqenin e Ujmanit.

Ai hedhjen e granatës së dorës, e ka quajtur “akt terrorist”.

“Hedhja e granatës së dorës, apo çfarëdo mjeti eksploziv, është një akt terrorist, me qëllim frikësimin dhe arritjen e një qëllimi politik për destabilizim, ka prapavijë politike. Është realizuar me synimin për ta destabilizuar veriun, dhe t’i mbajë të frikësuar qytetarët pavarësisht etnisë”, tha Maqedonci në Dukagjin.

Ndryshe, si pasojë e shpërthimit që ndodhi dje pasdite në Ujman dy vetura mbetën të dëmtuara.

Për rastin mbrëmë vonë ka folur edhe Policia, e cila ka njoftuar se ka identifikuar një person lidhur me shpërthimin që ndodhi në Ujman.

“Në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21:00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut”.

“Gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një veturë. Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifikuar një person i cili për neve është me interes për intervistim”, ka njoftuar mbrëmë Veton Elshani, zëvendëskomandant i Policisë në Veri.

Shpërndaje në: