Maqedonci: Njoftova Spruds për rrezikun e përhershëm që Serbia paraqet për Ballkanin
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje për takimin me ministrin letonez të Mbrojtjes, Andris Sprūds.
Maqedonci ka thënë se e ka njoftuar Spruds për gjendjen në veri të vendit pas sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, si dhe ‘rrezikun e përhershëm që Serbia paraqet për sigurinë e Ballkanit Perëndimor, si shteti i vetëm që vazhdon të ruaj lidhje të afërta me Rusinë’.
“Në këtë aspekt theksuam dhe rëndësinë e shkëmbimit të përvojave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, mbrojtjes totale, bashkëpunimit në avancimin e interesave të përbashkëta dhe promovimin e vlerave që Kosova dhe Letonia ndajnë përballë rreziqeve nga sistemet autokratike”, ka shkruar ai në Facebook.