Maqedonci: Marrëveshja Kornizë me SHBA-në ka të bëjë edhe për blerjen e helikopterëve

Maqedonci: Marrëveshja Kornizë me SHBA-në ka të bëjë edhe për blerjen e helikopterëve

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Marrëveshja Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka të bëjë edhe për blerjen e helikopterëve.

Maqedonci ka thënë se gjatë vizitës në Uashington, kanë marrë mbështetje të madhe për ndërtimin e kapaciteteve.

“Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të dyja palët të angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, dhe në kuadër të kësaj është ndërtimi i flotës së helikopterëve që është inicuar në FSK. Gjatë vizitës që e kemi pasur në SHBA kemi pasur një vizitë në fabrikën e helikopterëve dhe atje kemi marrë mbështetjen e tyre për t’i blerë këto helikopterë. Vlerësoj që gjatë vitit 2025 do të kemi ardhjen e parë të Javelinëve. Por është për t’u theksuar se tanimë FSK nuk është në mungesë të sistemeve raketore antitank”, deklaroi Maqedonci./Periskopi/

Shpërndaje në: