Maqedonci: Kosova do prodhojë armë edhe për eksport

Maqedonci: Kosova do prodhojë armë edhe për eksport

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ishte kët të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku dha disa detaje rreth marrëveshjes së nënshkruar me Turqinë.

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar të hënën një marrëveshje me prodhuesin shtetëror turk të industrisë së mbrojtjes, Makine ve Kimya Endüstrisi, për themelimin e një fabrike të municioneve në Kosovë.

Maqedonci tha se fokusi i marrëveshjes ka qenë fabrika e municionit, sipas tij kjo do të bëhet me financim nga qeveria e Kosovës, ndërsa pajisjet do të sigurohen nga shteti turk.

“Ne kemi nënshkruar kontratën dhe pas nënshkrimit fillon edhe puna për funksionalizimin e kësaj fabrike. Do të jetë një ndërmarrje publike që do të menaxhojë komplet fabrikën dhe qëllim kryesor do të ketë prodhimin e municione 5.56 dhe 7.62, municione këto që përdoren nga njësitë e hetuesërisë dhe njësitë ushtarake dhe që janë municionet që më së shumti shpenzohen edhe gjatë operacioneve por edhe gjatë trajnimeve”,-tha Maqedoni.

Ai theksoi se prodhimi nuk do të bëhet vetëm për furnizimin e institucioneve vendore por edhe për eksport.

Shpërndaje në: