Maqedonci e pranon krizën me ushqimin në FSK, thotë se mungon shumëllojshmëria
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është duke raportuar para Komisionit për Siguri, ku mes tjerash ka folur edhe për krizën që po kalon FSK-ja sa i përket ushqimit. Maqedonci ka thënë se në këtë fazë tranzitore janë duke u furnizuar përmes kompanive që kanë kontrata të lidhura me Agjencinë Qendrore të Prokurimit.
“Sa i përket gjendjes së tanishme të ushqyerjes, e thash edhe më herët, jam në pritje të një raporti përfundimtar për ndërprerjen apo përfshirjen. Në këtë fazë tranzitore, jemi duke u furnizuar përmes kontratave që janë të lidhura të AQP-së, furnizimi bëhet nga ato që kanë kontrata me autoritetin qendror të prokurimit, jo nga mensa apo nga burgu. Mbështetjen që e kemi pasur, e kemi pasur me personel që shërbejnë në mensë dhe në shërbimin korrektues, në mënyrë që të zbusim rrezikun në kuptimin e ushqyerjes në fazën ku jemi aktualisht”, ka thënë Maqedonci.