Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në Ballkan
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka folur në lidhje me armatosjen e Serbisë, duke thënë se nuk është fenomen i ri, por një proces që ka filluar prej vitesh.
Maqedonci për Euronews Albania ka thënë se Serbia ka realizuar blerje të drejtpërdrejta të armëve nga vende si Rusia, Kina dhe Irani, dhe vazhdon të forcojë arsenalin e saj ushtarak.
“Armatimi i Serbisë nuk është diçka që ka filluar tani, ajo ka vite që ka bërë blerje të drejtpërdrejta nga Rusia, Kina, Irani e vende të tjera, e po vazhdon ta bëjë këtë. E gjithë kjo paraqet një asset për tu shfrytëzuar në raport me hegjemoninë që në vazhdismësi paraqet me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo vjen pas çarmatosjes që ka ndodhur si rrjedhojë e luftrave që kanë qenë në Ballkan.” – ka thënë ai.
Ministri Maqedonci ka thënë se Serbia po e shfrytëzon industrinë e mbrojtjes për përfitime ekonomike.
“Dihet që Serbia ka trashëguar sistemet e armatimit të ish-Jugosllavisë. Këto sisteme kanë qenë të vjetra për tu përdorur. Serbia po e shfrytëzon industrinë e mbrojtjes për përfitime ekonomike, vazhdon të shesë armatime edhe në vendet e treta. Kjo po e bën një forca të rrezikshme për Ballkanin, por edhe po e ndihmon për përfitime ekonomike.” – ka thënë ai.