Manual i specializuar: Si të kujdeseni për lëkurën gjatë verës

Manual i specializuar: Si të kujdeseni për lëkurën gjatë verës

Në ditë si këto, PËRVËLUESE, diferenca mes të qenurit e hidratuar dhe të dukurit e thatë porsi një shkretëtirë në Arizona varet nga kush tjetër veçse rutina juaj e përditshme e kujdesit të lëkurës. Kini parasysh se përgjatë gjithë verës, lëkura është aksesori më i bukur, ndaj është e rëndësishme t’i përkushtoheni sa më shumë.

Sigurimi i lagështisë së lëkurës është vendimtar përsa i përket një trupi/ fytyre të shëndetshme.

“Kushtojini rëndësi kohës që duhet të shpenzoni në dush, larësit apo SPF- së.” shprehet dermatologia, Marnie Nussbaum, New York.

Kështu, kini parasysh:

~ Dushe të shkurtra ~

Duke u larë për minuta e minuta të tëra rrezikoni që përmes ujit të dëmtoni lipidet e lëkurës suaj, çfarë shkakton tharjen e kësaj të fundit. Sugjerohet të përdorni ujë sa më të vakët dhe maksimumi dushi të zgjasë 5 minuta. Përpiquni të laheni jo më shumë se një herë në ditë.

~ Hidratues trupi ~

Shumica e njerëzve përdorin sapun të ngurtë për trupin, çfarë dëmton rëndë lëkurën. Përgjithësisht produktet në fjalë kanë një pH mes shifrave 9- 12, ndërkohë që pH i lëkurës është 5- 6. Për këtë arsye siguroni një larës të lëngshëm, i cili mundëson hidratimin e trupit.

~ Largim qelizash të vdekura ~

Përpiquni me sa të mundeni të largoni qelizat e vdekura. Thjesht sigurohuni të mos shkaktoni acarim gjatë fërkimit të shumtë. Duhet të dini se kur lëkura është e thatë, celuliti është akoma më i dukshëm. Për këtë arsye “limojeni” lëkurën duke larguar copëzat e padëshirueshme.

~ Krem dielli ~

Një krem dielli me mbrotje 30 SPF ëhstë mëse i mjaftueshëm. Aplikojeni 20 minuta përpara se të ekspozoheni në diell dhe përsëriteni procesin çdo dy orë. Kjo vlen si për trupin edhe për fytyrën.

~ Hidratim i dyfishtë ~

Për të gjithë ata që mendojnë se hidratimi i shumtë gjatë periudhës së verës, ku gjendrat e yndyrës janë më të aktivizuara se kurrë është i rrezikshëm, DR. Nussbaum ju thotë të mos shqetësoheni.

“Është e vështrë ta teproni me hidratimin. Kurrë nuk është mjaftueshëm.”

Mundësojini lëkurës një hidratim të jashtëm (përmes produkteve kozmetike) dy herë në ditë dhe pini shumë ujë (hidratim i brendshëm).

Shpërndaje në: