Mane si lojtar i Bayernit: E pashë veten aty menjëherë, është klubi i duhur
Sadio Mane ka foluar për herë të parë pas transferimit të tij tek skudara e Bayernit.
Sot sulmuesi senegalez kreu testet mjekësore që rezultuan me sukses, e nesër ai do të prezantohet para tifozëve në ‘Allienz Arena’, shkruan Periskopi.
Mane arriti marrëveshjen prej 35 milionë eurove me Bayernin me një kontratë 4 vjeçare.
Pak para prezantimit ai tha se ishte i emocionuar kur kuptoi se Bayerni po interesohet për të.
“Kur agjenti im më tha për herë të parë për interesimin e Bayernit, u emocionova menjëherë. E pashë veten aty menjëherë. Për mua ishte klubi i duhur në kohën e duhur”, tha transferi i ri i bavarezëve.