Mane humb Botërorin

Sadio Mane nuk do të luajë në Kampionatin Botëror që mbahet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor në Katar, ka njoftuar L’Equipe
Mane pësoi lëndim në ndeshjen e mbrëmshme mes Bayernit dhe Werderit, e cila përfundoi 6:1 në të mirë të bavarezëve.
Mungesa e Manes është goditje e rëndë për Senegalin. Ai pritet të mungojë disa javë.
Trajneri i Senegalit, Aliou Cisse, do të shpallë listën e tij të lojtarëve që do të shkojnë në Katar të premten.
Senegali është në grupin A bashkë me Katarin, Ekuadorin dhe Holandën.