Mandl përmend SHBA-në: E rëndësishme që vendet e vogla e të mesme si Austria e Kosova t’i forcojnë lidhjet me partnerë

Politikani austriak, Lukas Mandl, në një intervistë për KP ka folur për rëndësinë e mirëmbajtjes së raporteve dhe aleancave mes shteteve. Ai ka thënë se veçanërisht për shtete të vogla dhe të mesme sikurse Austria dhe Kosova një gjë e tillë është shumë e rëndësishme.
Këtu Mandl ka përmendur raportin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Mendoj se është e rëndësishme për çdo vend, veçanërisht vendet e vogla ose të mesme, si vendi im Austria, që t’i forcojnë lidhjet me gjithë partnerët nëpër botë, me BE-në, dhe në rastin e Kosovës me SHBA-në”, ka thënë Mandl.
Ai ka shtuar se forcimi i këtyre lidhjeve do të jetë një obligim për secilin përfaqësues në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeverinë e Kosovës./GazetaExpress/