Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Zëvendës Sekretarja e shtypit në Departamentin e Mbrojtjes, Kingsley Wilson ka nxitur reagime pas emërimit të saj në këtë pozitë, pasi që e njëjta në 2023-ën kishte dhënë një deklaratë kundër Kosovës.Wilson kishte deklaruar “Bëje Kosovën Serbi sërish”.
E së fundmi një reagim ndaj saj bëri kongresisti amerikan, i cili tha se kjo është një përpjekje e turpshme për të delegjitimuar Kosovën.
Torres theksoi se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë aleati më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor, duke refuzuar çdo tentativë për të ndryshuar historinë.Me këtë qëndrim të Torres, është pajtuar edhe eurodeputeti austriak Lukas Mandl.
Ai në një postim në “X” u shpreh se e vlerëson qëndrimin e qartë të kongresistit Torres.
“Shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për qëndrimin e qartë të kongresistit Ritchie Torres nga ana tjetër e Atlantikut. Shteti më i ri i Evropës, i bazuar në një popullsi të lashtë dhe një kushtetutë moderne, që është shembull për bashkëjetesën paqësore të grupeve etnike dhe fetare, nuk do të zhduket. Kosova”, ka shkruar Mandl.