Mandarinat ulin rrezikun nga kanceri
Mandarinat na sigurojnë rreth 80 për qind të marrjes ditore të vitaminës C.
Antioksiduesit e kësaj peme jugore na japin imunitet, ulin shkallën e kolesterinës së keqe dhe rrezikun nga tensioni i lartë, goditja në tru, sëmundjet e zemrës dhe mëlçisë.
Janë burim i pasur me inde dietale dhe nëse i konsumoni rregullisht do të keni linja perfektë trupore, transmeton KosovaPress.
Në fakt, vitamina C nga mandarina më mirë absorbohet dhe prej saj ka efekt më të madh për shkak të bioflavonoideve, të cilat ndihmojnë në veprimin e vitaminës C.
Lëngu nga mandarina redukton rrezikun nga zhvillimi i kancerit në mëlçi.
Shkencëtarët nga Universiteti Kyoto kanë zbuluar se personat me virusin kronik hepatit mund të ulin rrezikun nga kanceri i mëlçisë, nëse çdo ditë pini lëng të freskët mandarine.
Rreth 30 persona të prekur me virusin hepatit, të cilët çdo ditë kanë pirë lëng mandarine, viteve të fundit nuk kanë pasur probleme me mëlçi.
Në mesin e 45 personave që ishin pjesë e studimit, të cilët nuk kanë pirë këtë lëng, kanceri i mëlçisë është paraqitur te tre persona.