Mancini flet për shortin e Play Off dhe Portugalinë: Mund të ishte më mirë
Roberto Mancini nuk është ndarë në mënyrën më të mirë të mundshme me shortin e Play Off kualifikuesve.
Trajneri i kombëtares së Italisë ka parë skuadrën e tij të vihet në një pozitë jo edhe aq të mirë, në rrugën për Kupën e Botës 2022.
Italia e Mancinit luan në gjysmëfinale me Maqedoninë e Veriut, kurse nëse fiton këtë ndeshje, pret fituesen e Portugali – Turqi.
Por, si e komenton këtë short Mancini?
“Mund të kishte qenë pakëz më mirë, është e vërtetë”, ka thënë Mancini, transmeton Periskopi.
“Është e qartë se të dyja ne dhe Portugalia duhet të mposhtim Maqedoninë dhe Turqinë. Është një ndeshje, gjë që gjithmonë sjell vështirësi. Kemi besim dhe jemi pozitivë, sidomos për këso momente të vështira”, shtoi trajneri.
Italia vjen në këto kualifikuese si kampione e Evropës dhe ndoshta shihet edhe favorite për të kaluar tutje. /Periskopi/