Manchesteri e fiton derbin dhe e njofton Arsenalin me humbje në Premierligë
Manchester United ka shënuar edhe fitoren e katër radhazi, duke e fituar edhe derbin ndaj Arsenalit në kuadër të javës së gjashtë në Premierligë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 3:1, shkruan Gazeta Express. Për londinezët ishte humbja e parë këtë sezon.
Marcus Rashford shkëlqeu sonte te vendasit duke shënuar dy gola, në minutat 66 dhe 75.
Golin e parë për “Djajtë e Kuq” në këtë ndeshje e shënoi Antony në minutën e 35-të, teksa vlen të theksohet se braziliani debutoi sonte.
Ndërkaq, golin e vetëm për “Topçinjtë” e shënoi Bukayo Saka në minutën e 60-të.
Pavarësisht humbjes, Arsenali mbetet lider në tabelë me 15 pikë – kurse Manchester United tani ka 12 pikë në pozitën e pestë.