Manchester Unitedi shkarkon Ten Hagun
Holandezi Erik Ten Hag më nuk është trajner i Manchester Unitedit, pasi të hënën është shkarkuar nga ky post.
Klubi anglez ka njoftuar se e ka liruar trajnerin holandez nga të gjitha detyrat, ndërsa shkarkimi i tij ka ardhur një ditë pas humbjes kampionale nga Ëest Ham Unitedi.
Manchester Unitedi ka falënderuar Ten Hagun për punën e tij gjatë kohës sa ishte në krye të ekipit, ndërsa ka njoftuar se Ruud van Nisteloory do të jetë trajner i përkohshëm deri në emërimin e trajnerit të ri.
Ten Hag mori drejtimin e Manchester Unitedit në muajin prill të vitit 2022 dhe nën drejtimin e tij, ekipi anglez ka fituar dy trofe, Kupën Carabao dhe Kupën FA në vitin 2023, përkatësisht 2024.
Aktualisht, Manchester Unitedi zë vendin e 14-të në Premier League me 11 pikë të mbledhura pas nëntë ndeshjeve të luajtura.