Manchester United nis procedurat kundër Ronaldos, pritet ndërprerja e kontratës

Manchester United nis procedurat kundër Ronaldos, pritet ndërprerja e kontratës

Manchester United e ka nisur procedurën e sanksioneve ndaj Cristiano Ronaldos, pas intervistës së bujshme të këtij të fundit në lidhje me situatën që është duke e kaluar te “Djajtë”.

Lojtari lëshoi deklarata të fuqishme duke thënë se ndihet i tradhtuar nga udhëheqësia e klubit, teksa nuk hezitoi të thoshte se ish-kampionët anglezë janë poshtë nivelit të skuadrave si Man City, Liverpool dhe Arsenal.

Përkitazi me këto “pika të nxehta” diskutimi, Man Utd ka thënë se së shpejti do të ndërmerren hapat e nevojshëm, duke mos e specifikuar se çka pritet të pasojë.

Gjithsesi, ka zëra që thonë se pritet ndërprerja e kontratës së lojtarit pasi i njëjti e ka shkelur marrëveshjen.

Shpërndaje në: