Manchester United dhe Interi në garë për yllin e PSG-së
Gjigandi anglez Manchester United dhe kampioni italian Inter kanë shprehur interesim serioz për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Marco Verratti, raporton “Fichajes”.
Po ashtu, në garë për të siguruar nënshkrimin e mesfushorit italian është edhe skuadra e Romas, ku trajneri Jose Mourinho është admirues i madh i Verrattit, përcjell KosovaPress.
Ndërkaq, të gjitha skuadrat që kanë shprehur interesim në Verrattin do të duhet të paguajnë një dëmshpërblim prej 55 milionë eurosh drejt PSG-së për të siguruar shërbimet e tij.
Që prej transferimit të tij nga Pescara te Paris Saint-Germain, Marco Verratti ka arritur të bëjë 371 paraqitje për gjigandin francez, duke regjistruar 11 gola dhe 59 asistime mbi emrin e tij.