Manchester United bën ofertën e parë për Akanjin, zbulohen detajet

Manchester United bën ofertën e parë për Akanjin, zbulohen detajet

Manchester United është duke synuar që të përforcohet sërish në vijën e mbrojtjes, teksa raportohet se ka shprehur interesim për Manuel Akanjin.

Gjiganti anglez thuhet se tashmë ka dërguar ofertën e parë drejt Borussia Dortmundit për reprezentuesin e Zvicrës.

Sipas “Sport Bild”, “Djajtë e Kuq” kanë ofruar 30 milionë euro për qendërmbrojtësin.

Man United gjithashtu besohet se 26-vjeçarit i kanë ofruar kontratë katër vjeçare, me pagë vjetore prej 15 milionë eurove.

Ndërkaq, Akanji së fundmi ka refuzuar ofertën e Dortmundit për rinovim të kontratës.

Kontrata aktuale e Manuel Akanjit me klubin gjerman skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Shpërndaje në: