Manchester City rrezikon përjashtimin nga Premierliga

Manchester City rrezikon përjashtimin nga Premierliga

Manchester City mund të luajë në futboll jashtë ligës nëse përjashtohet nga Premier League.

Liga angleze e futbollit thuhet se nuk do të ketë asnjë detyrim për të pranuar Manchester City-n si anëtar nëse klubi do të përjashtohet nga Premier League për shkelje të supozuara të rregullave financiare.

Kampionët në fuqi u akuzuan nga Premier League të hënën për më shumë se 100 shkelje të rregullave financiare pas një hetimi katërvjeçar, shkruan Periskopi.

Akuzat mbulojnë një afat kohor prej nëntë sezonesh dhe kanë të bëjnë me çështje të tilla si dështimi për të dhënë informacion të saktë financiar mbi të ardhurat nga sponsorizimi dhe moszbulimi i pagës së vërtetë të një menaxheri.

Këshut, EFL nuk ka asnjë kërkesë për t’i pranuar ata në Champions League, League One ose League Two.

Shpërndaje në: