Manchester City më në formë se kurrë, regjistron 21 fitore rresht
Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Wolverhampton Wanderers ka përfunduar me rezultat 4-1.
Rezultati u zhbllokua pasi Dendoncker Deander shënoi një autogol në minutën e 15-të gjatë pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Conor Coady barazoi shifrat për Wolves duke shënuar një gol me kokë pas asistimit të Joao Moutinhos.
Gabriel Jesus i dhuroi epërsinë ekipit të drejtuar nga Pep Guardiola në minutën e 80-të dhe më pas Riyad Mahrez shënoi një gol shumë të bukur.
Ndeshjen e vulosi përfundimisht goli tjetër i shënuar nga Jesus, pasi u shikua nga VAR-i në minutat e fundit të ndeshjes.
Mahrez u vlerësua me notë maksimale, pasi pati ndikim shumë në golin e epërsisë për Cityn./