Manastiri i Deçanit shpërndan artikullin e “Blic”: Dialogu ndërlikohet nëse s’negociohet për Kishën Ortodokse Serbe

Manastiri i Deçanit shpërndan artikullin e “Blic”: Dialogu ndërlikohet nëse s’negociohet për Kishën Ortodokse Serbe

Manastiri i Deçanit ka rishpërndarë një artikull të mediumit serb “Blic” në të cilin thuhet se kërkesa e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, që çështja e Kishës Ortdokse Serbe të mos jetë pjesë e negociatave në Bruksel e ndërlikon dialogun.

“Ai vazhdimisht ua përsërit zyrtarëve ndërkombëtarë se kjo është “ekskluzivisht një çështje lokale” dhe se nuk kemi nevojë ta ngrisim këtë çështje në një nivel më të lartë”, thuhet në këtë artikull.

Tutje në këtë artikull të mediumit serb thuhet se kjo kërkesë e Kurtit tenton që ta “zhbëjë” traditën serbe në Kosovë.

““Zgjidhja” e çështjes së Kishës Ortodokse Serbe vetëm brenda institucioneve të përkohshme praktikisht do të thotë moszgjidhje e problemeve reale të akumuluara dhe zhbërje të Kishës Ortodokse Serbe dhe traditës serbe në “Kosovë dhe Metohi”, si dhe largim të institucionit të vetëm serb në “Kosovë dhe Metohi” që ekziston në të gjithë territorin”, është citati i shkëputur nga artikulli që u shpërnda nga Manastiri i Deçanit në llogarinë zyrtare në Twitter.

Shpërndaje në: