Manastiri i Deçanit në listën e vendeve që duhet vizituar në Europë
Një listë është publikuar me vendet e Europës, të bashkangjitura me një propozim se çka duhet vizituar në atë vend.
Edhe Kosova është pjesë e kësaj harte, e renditur në vendin e 11-të, transmeton Koha.net.
Në propozimin e publikuar nga Indepedent, në Kosovë propozohet të shihet Manastiri i Deçanit, apo i njohur si “Visoki Deçan”.
Kurse Shqipëria renditet e para me propozimin për të vizituar Rivierën Shqiptare. Ndërsa Liqeni i Shkodrës propozohet nën ombrellën e Malit të Zi.