Man Utd nuk i ndahet Realit, pas Varanes kërkon edhe sulmuesin e skuadrës së Ancelottit

Man Utd nuk i ndahet Realit, pas Varanes kërkon edhe sulmuesin e skuadrës së Ancelottit

Manchester United thuhet se i është ofruar mundësia për të nënshkruar me Vinicius Jr si pjesë e negociatave të tyre për të sjellë Raphael Varanen nga Real Madridi.

Los Blancos po kërkojnë të shkarkojnë një numër lojtarësh këtë verë pasi ata pozicionohen për një lëvizje me emër të madh, ka shumë të ngjarë të jetë Kylian Mbappe ose Erling Haaland, transmeton Periskopi.

Madrid dhe United kanë qenë në bisedime për transferimin e Varane për disa javë, duke mbledhur vrullin pasi marrëveshja e Jadon Sancho nga Borussia Dortmund ishte rënë dakord.

Bisedimet duket se po përparojnë mirë, edhe pse fati i vërtetë i lëvizjes mund të bëhet i qartë kur francezi të kthehet nga pushimi i tij pas Euro 2020./Periskopi

Shpërndaje në: