Man Utd nuk dorëzohet, rrit ofertën për Onanan dhe tashmë marrëveshja është shumë pranë
Manchester United nuk heq dorë nga Andre Onana.
“Djajtë e Kuq” kanë rritur ofertën e tyre për portierin e Interit, e cila tani shkon në 50 milionë euro menjëherë plus 5 të tjerë në formë bonusesh.
Mediet britanike kanë raportuar se me këtë ofertë, marrëveshja mes klubeve është shumë pranë, pavarësisht faktit që, “zikaltërit” kanë bërë me dije se kërkojnë 53 milionë euro menjëherë, plus edhe bonusin.
Portieri kamerunas tani mund t’i bëjë gati “valixhet” për t’u larguar zyrtarish pas 1 viti në Milano dhe për të nisur një aventurë të re, në Premier League