Man Utd mohon thashethemet për zëvendësimin e Ten Hag
Manchester United mohon çdo ide apo kontakt për të zëvendësuar Erik ten Hag me trajner të ri.
Burimet e klubit garantojnë se historitë për menaxherin e ri janë ‘kategorisht të rreme’, raporton Fabrizio Romano.
Shumë media raportuan sot se klubi anglez ka filluar të kërkojë zëvendësin e trajnerit holandez.
Manchester United u mund dy herë radhazi me rezultatin 3:0.