Man Utd i futet garës për Kylian Mbappe, e duan francezin për vitin 2022

Man Utd i futet garës për Kylian Mbappe, e duan francezin për vitin 2022

Pas kompletimit të transferimit të Lionel Messi te Paris Saint Germain, është tashmë Kylian Mbappe ai që ka marrë vëmendjen e merkatos.

Ylli francez raportohet të ketë disa pakënaqësi te skuadra e PSG dhe po kërkon largimin nga kryeqyteti i Francës.

Sipas shumë raportimeve, Real Madrid është skuadra që do të marrë kartonin e tij, nëse jo këtë edicion, atëherë tjetrin

Por, ‘AS’ së fundmi shkruan se garës për Kylian Mbappe i është futur edhe Manchester United, përcjell Periskopi.

Mbappe është dëshira e Ole Gunnar Solskjaer për vitin 2022, atëherë kur Edinson Cavani mbetet pa kontratë.

Misioni do të jetë shumë i vështirë për United, për të mos thënë i pamundur. /Periskopi/

Shpërndaje në: