Man United – Villarreal është finalja e madhe e Europa Leagues: Eleminohen Roma e Arsenali

Man United – Villarreal është finalja e madhe e Europa Leagues: Eleminohen Roma e Arsenali

Manchester Unitedi do të takohet me Villarrealin e Unai Emeryt në finalen e madhe të Europa Leagues.

Kjo pasi spanjollët sonte arritën ta eleminojnë Arsenalin, teksa regjistruan një barazim pa gola në Londër, pasi kishin triumfuar në takimin e parë me rezultat 2-1, shkruan Periskopi.

Në anën tjetër, gjërat ishin të qarta qysh në takimin e parë mes Manchester Unitedit dhe Romës.

Kjo pasi ‘Djajt’ kishin triumfuar 6-2 në ‘Old Trafford’, duke e bërë të pavlefshme fitoren e Romës prej 3-2 sonte në Itali.

Golat nga Dzeko 57′, Cristante 60′ dhe Zaleëski 83′ ia sigurian fitoren e pavlefshme Romës, ndërsa për Unitedin të dy golat i shënoi Cavani në minutat 39′ dhe 68′.

Finalja e madhe do të luhet në ‘Stadion Miejski’ të Polonisë, më 26 maj. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: