Man United me mish e me shpirt luftoi për një barazim kundër Newcastlet dhe në fund e arriti

Man United me mish e me shpirt luftoi për një barazim kundër Newcastlet dhe në fund e arriti

Manchester United ka arritur të nxjerr një barazim si mysafir i Newcastle Unitedit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19 në Premier League.

Newcastle kaloi në epërsi qysh në minutën e shtatë përmes Allan Saint-Maximin, i cili realizoi një gol të bukur në mesin e tre mbrojtësve mysafirë, transmeton Periskopi.

Nikoqirët e ruajtën këtë epërsi deri në minutën e 71-të, kur Edinson Cavani barazoi për 1-1.

Pavarësisht rasteve, gola të tjerë më nuk pati dhe me këtë pikë të fituar sonte, United grumbullon 28 dhe zë pozitën e shtatë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: