Man City ‘thyen bankën’ – nis ofertë 100 milionëshe për Jack Grealish

Man City ‘thyen bankën’ – nis ofertë 100 milionëshe për Jack Grealish

Manchester City nuk njohin barrierë kur është puna për transferimin e lojtarëve që Pep Guardiola i do pranë vetes.

‘The Telegraph’ raporton se skuadra kampione e Premierligës ka përgatitur një ofertë prej 100 milionë funteve, drejt Aston Villas, transmeton Periskopi.

Shënjestra e ‘Citizens’ është kartoni i mesfushorit Jack Grealish, i cili spikati si një nga lojtarët më të mirë në ligë, gjatë sezonit të kaluar.

Grealish bëri mirë edhe për aq minuta sa pati në Euro 2020, duke bërë që të kthehet kështu në dëshirën kryesore për Pep Guardiola.

Nuk dihet akoma nëse Aston Villa do ta pranojë këtë ofertë, por lojtari ka shprehur dëshirën të luajë nën urdhrat e Guardiola.

Tek Man City kanë besimin se marrëveshja për kushtet personale të kontratës nuk do të jetë problem. /Periskopi/

Shpërndaje në: