Man City shokon PSG-në, fiton me përmbysje midis Parisit
Manchester City ka siguruar një fitore të jashtëzakonshme me përmbysje si mysafir i PSG-së me rezultat 2-1.
PSG e fillojë më mirë ndeshjen, duke shënuar gol në minutën e 15-të përmes Marquinhos.
Ky gol erdhi nga goditja e këndit, ku Di Maria asistoi për golin e shënuar nga braziliani.
Në pjesën e parë, Man City nuk ishte aspak në nivel të dëshirueshëm, mirëpo arritën që të këndelleshin në pjesën e dytë.
Rrugën për një përmbysje ‘Citizens’ fillimisht e filluan përmes Kevin de Bruyne, i cili barazoi rezultatin në minutën e 64-të.
Vetëm pesë minuta më vonë, Riyad Mahrez shënoi një gol të shkëlqyeshëm nga goditja e këndit, për t’i dhënë epërsinë dhe epilogun përfundimtar ndeshjes.
Ndeshja e dytë gjysëmfinale mes Man City dhe PSG do të zhvillohet më 4 maj në Etihad Stadium.