Man City shkruan historinë në futbollin anglez me ecurinë më të gjatë të fitoreve të të gjitha kohëve
Manchester City vuri një rekord të ri impresiv të mërkurën, me fitoren e 15-të rresht në të gjitha garat, një e arritur që kurrë më parë nuk ishte shënuar.
Pep Guardiola u fut në ndeshjen e FA Cup kundër Sëanseas në kërkim të fitores së 200-të si trajner i Cityt, transmeton Periskopi.
Ai nuk doli i zhgënjyer, me ‘Qytetarët’ që triumfuan 3-1.
Hera e fundit kur City kishte dështuar të fitonte një ndeshje ishte më 15 dhjetor, barazim 1-1 me ëest Bromin.
Që nga atëherë, City i ka fituar të gjitha ndeshjet që i ka luajtur – 10 fitore rresht në Premier League, si dhe kompeticione tjera si Carabao Cup, FA Cup. /Periskopi.com/