Man City publikon videon brilante të golit kundër Man Unitedit, secili lojtar preku topin në superaksionin me 26 pasime
Manchester City ishte totalisht dominues në fitoren 2-0 kundër Manchester Unitedit, të shtunën pasdite.
Skuadra e Pep Guardiolas shijoi 68% të posedimit në ‘Old Trafford’ dhe bllokoi kundërshtarin, i cili pati vetëm një goditje në kornizë.
United në fakt pati më shumë goditje në objektiv kundër portierit të vet, David de Gea, se kundër Edersonit, transmeton Periskopi.
Goli i dytë ka rrëmbyer vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Derisa shumica e analizave u fokusuan në mbrojtjen e dobët të Unitedit, t’i hedhin një sy ndërtimit të aksionit nga City.
Man City ka publikuar pamje të golit që tregon se secili pjestar i skuadrës preku topin gjatë aksionit me 26 pasime.
Ederson, Kyle Walker, Cancelo, John Stones, Ruben Dias, Ilkay Gundogan, Kevin De Bruyne, Silva, Rodri, Phil Foden dhe Gabriel Jesus ishin të gjithë të përfshirë. /Periskopi.com/
Every single player touched the ball in a 2️⃣6️⃣ pass move for our second goal! ?#ManCity pic.twitter.com/o5bRVsSSb3
— Manchester City (@ManCity) November 8, 2021