Man City pritet ta përjashtojë Kevin De Bruynen nga skuadra e parë

Man City pritet ta përjashtojë Kevin De Bruynen nga skuadra e parë

Kevin De Bruyne po djersitet për vendin e tij në skuadër, para derbit të Mançesterit në ‘Old Trafford’.

Superylli belg, 30-vjeçar, ka qenë njeriu kryesor në ‘Etihad – dhe nganjëherë në tërë Premier Leaguen – për shumicën e periudhës gjashtë-vjeçare sa ka qëndruar.

Por Pep Guardiolas nuk i intereson shumë për të kaluarën, pyetni Raheem Sterlingun dhe Riyad Mahrezin, transmeton Periskopi.

Ai bazohet në atë që sheh në stërvitje dhe në ndeshje kur përzgjedh skuadrën.

Dhe KdB duhet të jetë i shqetësuar pas humbjes shokuese 2-0 nga Crystal Palace, veçanërisht kur shikon talentin në mesfushën e Manchester Cityt.

Sepse aktualisht, nëse bazohemi në formë, nuk ka vend për të në 11-shen e parë.

De Bruyne u la në bankë kundër Brightonit nëntë ditë më parë dhe City shkëlqeu.

Kundër West Hamit në mesjavë, ai u largua 10 minuta para fundit, derisa skuadra shkoi në penallti në Carabao Cup.

Dhe të shtunën, kur skuadra e tij me dhjetë futbollistë pati nevojë për inspirim, ai e zëvendësoi pas 60 minutave. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: