Man City përgatit 150 milionë euro, do ta bëjë ofertën e fundit gjatë ditëve të fundit të merkatos

Man City përgatit 150 milionë euro, do ta bëjë ofertën e fundit gjatë ditëve të fundit të merkatos

Manchester City nuk është dorëzuar akoma për kartonin e Harry Kane.

Sulmuesi i Tottenham Hotspur ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, pikërisht me emrin e tij që lidhet me një kalim të mundshëm në ‘Etihad’.

Spurs nuk ishin të gatshëm të pranojnë asnjë diskutim për largimin e Kane, por sipas raportimeve të ‘Telegraph’, Manchester City pritet të bëjë një ofertë të fundit, që prek shifrën e 150 milionë eurove, transmeton Periskopi.

Oferta pritet të bëhet në vikend, por Dany Levy është i vendosur të mos e shes kapitenin e Anglisë dhe Tottenham.

City janë në nevojë për një sulmues në skuadër dhe Kane është dëshira primare. /Periskopi/

Shpërndaje në: