Man City në pritje të ofertës për Bernardo Silvan – edhe Laporte në shitje

Man City në pritje të ofertës për Bernardo Silvan – edhe Laporte në shitje

Manchester City po synon të largojë nga skuadra së paku dy lojtarë, deri në fundin e merkatos.

Kur jemi futur në javën e fundit të afatit kalimtar veror, Manchester City po planifikon lëvizjet e fundit, që ndoshta mund t’ia sjellin Harry Kane në skuadër.

Sipsa raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, ‘Citizens’ janë në pritje të ndonjë oferte për portugezin Bernardo Silva, transmeton Periskopi.

Bernardo lidhej së fundmi me një kalim të mundshëm në Serie A, tek Milan, dhe thuhet se tashmë ka akordin për kushtet personale me ‘Rossoneri’.

Po ashtu, në listën e lojtarëve që mund të shiten është edhe Aymeric Laporte. Mbrojtësi francez thuhet se gëzon interesimin e Real Madrid, por këta të fundit janë të fokusuar të mbyllin çështjen Mbappe. /Periskopi/

Shpërndaje në: