Man City me Guardiolën shënon rekord të madh në Premierligë
Manchester City mundi Brighton dje pa ndonjë vështirësi të veçantë.
City fitoi me rezultatin 3-1 dhe vendosën një rekord tashmë me golin e dytë të shënuar.
Ky ishte në fakt goli i 600-të në Premier League për Cityn nën drejtimin e Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll është trajneri i tretë që arrin këtë rekord në kompeticion.
Alex Ferguson në Manchester United dhe Arsene Wenger në Arsenal e kishin arritur këtë para tij.