Man City ia shënon pesë dhe e mposhtë me lehtësi Southamptonin
Man City ka triumfuar me rezultat 5-2 kundër Southamptonit, në ndeshjen e vlefshme për Premier Leaguen angleze, të mërkurën mbrëma.
”Qytetarët” shënuan përmes Kevin de Bruynes 15′, 59′, Riyad Mahrezit 40′, 55′ dhe Ilkay Gundoganit i cili realizoi në minutën e tretë të shtesës në pjesën e parë, shkruan Periskopi.
Për mysafirët shënuan ëard-Proëse në minutën e 25-të dhe Adams 56′.
Pas kësaj fitoreje, City ka 68 pikë dhe zë pozitën e parë, me plot 14 më shumë se Manchester Unitedi në vendin e dytë por ‘Djajt e Kuq’ kanë një ndeshje më pak të luajtur. /Periskopi.cim/